Nëse nuk ke qenë i mirë në shkollë nuk do të thotë se nuk mund të jesh i suksesshëm në politikë. Madje, mund të jesh kandidat serioz për president.
Kështu po ndodh edhe me Rafet Ramën, dëftesa e të cilit edhe pse plot me njësha nuk e pengon të jetë kandidat për kryetar të Kosovës.
Rafet Rama, i propozuar nga Partia Demokratike Kosovës, do të jetë nesër kundërkandidat i Hashim Thaçit për postin e presidentit.
Insajderi ka siguruar ditarin e shkollës së mesme “Ramiz Sadiku” në Skenderaj për vitin shkollor 1990-1991.
Notat flasin për rezultate të dobëta të deputetit Rama, i cili një kohë të gjatë kishte qenë këshilltar i lartë i ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe i ish-ministrit, Zenun Pajaziti.
Rama, i lindur në vitin 1971 në Prekaz, ishte 20 vjeç në vitin e katër të shkollës së mesme.
Insajderi ka kontaktuar sot me kandidatin për president, Rafet Rama, por ai nuk ka pranuar të flas për sukseset e tij në shkollë.
“Gjithçka pasi që të marrë vendim partia”, tha Rama kur u pyet për notat e dobëta. /insajderi.com/