Gustavo Carbonieri Santa Rosa ka debutar për Trepçën ’89 në disfatën e pësuar ndaj Prishtinës me rezultat prej 1 me 2, shkruan Gazetasheshi.com
Edhe pse futbollisti është paraqitur në ndeshjen e sotme për mitrovicasit, klubi prezantimin e ka bërë vetëm gjatë orëve të mbrëmjes si prezantim të ri.
Gustavo Carbonieri së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës nga Bullgaria, Tsarsko Selo.
Ndërsa gjatë karrierës, 29 vjeçar ka luajtur edhe te skuadra e njohur kroate Hajduku i Splitit, Redbull Bragantino (Brazil), Santa Clara (Portugali) dhe Tsarsko Selo Sofia (Bullgari).
/GazetaSheshi/