Debutim i ëmbël në “Fadil Vokrri”, Kosova fiton pastër ndaj Ishujve Faroe

Kosova ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” kanë shënuar fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.

Kosova triumfoi 2:0, ku dy golat i gjeti në pjesën e dytë.

Ekipi i Bernard Challandes nuk bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë, por shëprtheu në 45 minutëshin e dytë.

Fillimisht shifrat u zhbllokuan nga Arbër Zeneli në minutën e 50, i cili realizoi me një goditje precize pas disa lëvizjeve mashtruese në zonë.

Goli i dytë erdhi pas vetëm katër minutave me autor Atdhe Nuhiun.

Deri në fund gola nuk pati, kështu që Kosova shijoi fitoren e parë në këtë kompeticion.

Me këtë trepikësh, Kosova avancon në Grupin 3 me 4 pikë pas dy ndeshjeve.