Debat i “nxehtë” mes zëdhënëses së Arbërisë dhe presidentit të Trepçës ’89: Je shumë e re për futbollin, jam më i vjetër

2053

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi e ka fituar derbin e kësaj jave duke e mposhtur Ballkanin minimalisht 1-0. Kures,  në ndeshjen tjetër kampionia ne fuqi, Drita, e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultatin 3-1.

Kur flitet për temën e gabimet e gjyqtarëve, zëdhënsja e Arbërisë, Besarta Gashi ka dhënë një deklaratë interesante.

“Në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, i them këtij zotëriut (Abedin Zekës), se jemi dëmtuar dhe nuk na ka dhënë penallti”, ka thënë Gashi në “ATV”, përcjell “Zeri.info”.

“Në imazhin e klubit tonë, nuk është e rrugës të reagojmë. Gjithashtu edhe fusha ishte si në patinazh, nuk ishte e pastruar”, tregoi ai.

Ndërkaq, presidenti i 89-shit, Abedin Zeka i është kundërpërgjigjur Gashit duke i thënë:

“Je shumë e re për futbollin, jam më i vjetër. E kemi pastruar dy herë ndeshjen para lojës”, deklaroi “Beki”.

“E kemi pastruar një ditë para ndeshjes dhe në ditën e ndeshjes. Madje i kam ndihmuar edhe unë fizikisht. S’mundeni me më treguar ju për futboll”, shtoi ai. 

Kujtojmë që ditën e nesërme (e hënë) zhvillohet edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, Drenica e pret Gjilanin dhe Arbëria ballafaqohet me Feronikelin.

/Gazeta Sheshi/