Debat i ashpër mbi Ligjin për Mbrojtjen nga Zhurma

85

Në pjesën e dytë të seancës plenare, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka prezantuar Projektligjin për Mbrojtjen nga Zhurma, i cili sipas tij, është i hartuar sipas direktivave evropiane.

Neni 6 i këtij projektligji përjashton mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të zërimit të kambanave dhe pajisjeve elektroakustike në kohën e riteve fetare, ndërsa sipas nenit 9, vlerat kufitare të zhurmës, në varësi të llojit të burimit të zhurmës, kohën dhe vendin e përcakton ministri me një akt nënligjor. Kjo ngjalli një debat jo pak të ashpër në Kuvend.

Për deputetin e pavarur, Gëzim Kelmendi, është e papranueshme, që nga Kuvendi i Kosovës, ezani të cilësohet si burim i zhurmës, dhe të rregullohet me decibël.

Sipas tij, çështja e ezanit dhe kambanave të kishës, duhet të rregullohet me një rregullore të brendshme nga bashkësitë fetare.

Edhe deputetja Melihate Tërmkolli u pajtua që të ndërrohet terminologjia, mos të quhet Ligj për Zhurmën, pasi që siç tha ajo, merr kuptim negativ.

Ndërsa deputeti Famir Rexhepi tha se ky draft i prezantuar nuk i plotëson kriteret. Mirëpo ministri Ferid Agani, ky është një dokument i mirë ligjor, i është vlerësuar se është në pajtim me direktivat evropiane dhe se ligji në fjalë do të arrijë të kryeje funksionin themelor që ka, mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve.