De Gea prioritet i PSG-së

87
David de Gea raportohet se është caku kryesor i Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të verës.

Kevin Trapp është portieri i parë i Parisit, por Laurent Blanc ka kërkuar nga klubi që të transferojë një portier të rangut më të lartë.

Sipas gazetës franceze Buzz Sport, njëri prej synimeve të PSG-së është De Gea i Manchester Unitedit.

25-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Real Madridi verën e vitit të kaluar, por ky transferim dështoi shkaku i problemeve me dokumente.

De Gea nënshkroi kontratë të re me klubin anglez, por ai pritet të largohet nëse Unitedi dështon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.