De Gea mund te transferohet ne Paris

David De Gea mund të transferohet në Paris Saint-Germain gjatë verës

Paris Saint-Germain do të tentoj ta transferoje Davide De Gean nga Manchester United gjatë verës, raporton tabloidi britanik, Daily Star.

Sipas Daily Star, klubi parisien është duke kërkuar një portier që i sjell garanci në portë pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e treguar nga Trapp dhe Sirigu.

Presidenti i kampionit të Francës, Nasser Al-Khelaifi është i gatshëm t’i ofroje Unitedin Lucas Moura dhe para të majme për portierin spanjoll. De Gea tash e dy vite kërkohet edhe nga Real Madridi. /Express/