De Boer e Allegri flasin pas derbit

173

Interi ia shkaktoi humbjen e parë Juventusit këtë sezon në Serie A, duke e mposhtur 2:1 në ‘Giuseppe Meazza’.

Trajneri i Interit, Frank de Boer është shprehur i lumtur pas fitores.

“Juventusi natyrisht që të jep motivim shtesë, por ne në dhomat e zhveshjes diskutuam se duhet të luajmë si ekip, nga minuta e parë deri në minutën e fundit”, deklaroi Frank de Boer për Sky Sport Italia.

“Atë që nuk e bëmë në Europa League të enjten e bëmë sonte ndaj Juventusit, dhe ne e merituam fitoren”.

“Kjo fitore është një moment i madh për tifozët, klubin dhe të gjithë, fitorja ndaj Juves do të na jap më shumë besim”, ka shtuar trajneri holandez.

Nga ana tjetër, kjo humbje nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të juventusit, Massimiliano Allegri.

“Nuk mund të pranojmë gola ashtu siç pranuam nga Interi. Duhet të mësojmë nga gabimet tona”, ka thënë Allegri pas ndeshjes.