De Biasi nuk e perfshiu ne ekip, vjen reagimi i ashpër i Mehës

105

Alban Meha, lider me skuadrën e Konyaspor në Super Ligën turke, ka mbetur për të disatën herë jashtë listës kuqezi të njoftuar zyrtarisht sot nga trajneri i kombëtares

Ndaj vendimit të trajnerit Gianni De Biasi dhe argumentave të tij, ka reaguar menaxheri i Mehas, njëherësh vëllai i futbollistit, që nxjerr bllof italianin

“Në listën tënde ka futbollistë që kanë harruar çfarë është topi, kanë muaj që s’kanë luajtur, ka nga ata që luajnë vetëm për Krishtlindje dhe zënë vendin e atyre që luajnë dhe shënojnë çdo javë!”

Pavarësisht protagonizmit si titullar dhe udhëheqës i suksesshëm i skuadrës së Konyaspor në Super Ligën turke, mesfushori Alban Meha është lënë sërish jashtë grumbullimit të Kombëtares Kuqezi nga ana e trajnerit Gianni De Biasi. Një përjashtim ky që njëlloj si dhe në rastet e mëparshme nuk është kaluar në heshtje nga gazetarët, të cilët edhe sot, gjatë publikimit të listës nga ana e trajnerit të Kombëtares, nuk kanë hezituar të pyesin De Biasin për këtë vendim të çuditshëm. Në fakt, më shumë se vendimi për ta lënë jashtë grumbullimit, ka qenë pikërisht përgjigja dhe argumenti i paqendrueshëm i trajnerit De Biasi, ai që ka ngjallur reagimin e papërmbajtur të menaxherit, njëherësh dhe vëllait të mesfushorit Alban Meha, në adresë të kreut të pankinës Kuqezi.

Screenshot_2

“Përgjigjet e De Biasit janë absurde, nuk e ftoj se luajti në eliminarore vetëm 12minuta!! Në fakt ke ftuar futbollistë që s’kanë luajtur asnjë minute. Pastaj De Biasi: “nuk ikim në Francë për turistë, ikim për të përfaqësuar sa më mirë kombëtaren dhe ky përfaqësim bëhet me futbollistët që janë më në formë”. Në listën tënde ka futbollistë që kanë harruar çfarë është topi, kanë muaj që s’kanë luajtur, ka nga ata që luajnë vetëm për krishtlindje dhe zënë vendin e atyre që luajnë dhe shënojnë çdo javë!”, ka reaguar në profilin e tij në “facebook”, menaxheri, njëherësh vëllai i mesfushorit Alban Meha që aktivizohet me skuadrën e Konyaspor në Super Ligën turke.

“De Biasi, ne e dimë që edhe ti e di që ajo arsyeja që dhe, është banale dhe e turpshme. Ishte më mir ta tregosh të vërtetën, gjisesi nuk habitem, se mezi pret përfundimin e europianit, oferta pa fund për ty …”, përfundoi reagimi në “facebook” i vëllait të Alban Mehas, ndaj vendimit dhe argumentave të trajnerit De Biasi, për mosgrumbullimin e mesfushorit për dy miqësoret e radhës.