De Biasi-Mourinho, “luftë” e madhe

177

Jose Mourinho është një kundërshtar i Gianni De Biasit.

Kjo pasi që edhe emri i portugezit po përflitet për bankinën e Kombëtares së Italisë.

Ndër favoritët kryesor për ta drejtuar këtë përfaqësuese është përzgjedhësi i Shqipërisë, De Biasi, por gjërat duket se po marrin drejtim tjetër.

I pyetur rreth gjasave që Mourinho të marrë drejtimin e Italisë, kryetari i Federatës së Futbollit të këtij vendi, Carlo Tavecchio, nuk e ka mohuar këtë opsion, por ka thënë që portugezi është i shtrenjtë.