De Biasi merr një pagë qesharake me Shqipërinë, ja lista (FOTO)

Trajneri i Kombëtares sonë Gianni De Biasi është një ndër trajnerët më pak të paguar në “Euro 2016”. Strategu italian ka një rrogë shumë të ulët krahasuar me trajneret e kombetareve te tjera, edhe pse ka bërë një punë të shkëlqyer duke kualifikuar për herë të parë Kombëtaren tonë, raporton Albeu.

De Biasi paguhet vetëm 154 mijë funta në vit, dhe është i pesti nga fundi sa u përket trajnerëve më të paguar në Europian. Është përfolur shumë për pagën e Italianit, por mesa duket kritikat kanë qenë të pavend, pasi nuk duhet mohuar që merita e De Biasit ka qenë e madhe.

243638

Trajneri i Islandës, Lagerback, përfiton më shumë se dyfishi i italianit. Në krye të listës qëndron Hodgson me 3.5 milionë paund, i ndjekur nga Conte me 3,15 dhe Terim 2.15.