De Biasi: Kualifikimi në Euro 2016 ishte fitorja e një populli të ribashkuar

105

Gianni De Biasi ka deklaruar se kualifikim i Kombëtares shqiptare në Euro 2016 ka ardhur pas një ribashkimi të popullit shqiptar.

Meqënëse kanë mbetur më pak se dy muaj nga starti i “Francë 2016” vazhdon ende të flitet për kualifikimin e Shqipërisë në këtë eveniment të madh.

Kësaj here ky triumf është trajtuar nga televizioni i njohur “Eurosport”. Në këtë reportazh protagonist ishin disa prej lojtarëve kyç të Kombëtares shqiptare.

Trajneri Gianni De Biasi vlerëson se Kombëtarja e futbollit ka kryer një mision që shkon përtej “një arritje futbollistike”. Ai ka deklaruar se ky sukses erdhi si rrjedhojë e një bashkimi të fortë nga çdo shqiptar.

“Në jetë duhet të besosh gjithmonë në aftësitë e tuaja. Nëse nuk e bën atëherë është e kotë që shpreson. Kjo ishte fitorja e një populli të ndarë, por të ribashkuar nën një flamur. Ky është një aspekt i mrekullueshëm”, ka thënë trajneri italian.