De Biasi komenton ndeshjen Finlandë – Kosovë

389
Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur për ndeshjen Finlandë-Kosovë.

Italiani e ka vlerësuar lartë paraqitjen e ekipit të Albert Bunjakut.

“E pashë një pjesë të ndeshjes, të gjithë pjesën e dytë kundër Finlandës. Mirë. Kanë luajtur një ndeshje të mirë dhe jam i lumtur për ta që me një skuadër të re e kanë nisur me këmbën e mbarë”, deklaroi De Biasi për “Ora News”.

“Do të kishin merituar edhe diçka më shumë nga pikët – pamja e rezultatit, por është një fillim i mbarë. I ka rënë edhe një grup shumë, shumë i fortë, i yni është pak më i vështirë. Edhe i tyri nuk është për të qeshur, kundër Kroacisë, Ukrainës, Turqisë, Finlandës. Mos e prit këtë që po them në montazh”, shtoi ai.