De Biasi e la jashtë EURO 2016. Talentin e kërkon Chelsea

155

Talenti i kombëtares shqiptare të futbollist mbahet mend si një nga personat më të pa fat të euro 2016 pasi nuk i mbushi dot mendjen trajnerit De Biasi për ta grumbulluar në fazën e grupeve në Francë. Milot Rashica, talenti 20 vjeçar aktualisht është pjesë e klubit holandez, Vitesse, por mesa duket kartonin e tij po e kërkojnë skuadra të tjera të medha.

Pas Lazios, Napolit, Ajaxit, PSV e Southamptonit, së fundi në garë është futur edhe Chelsea, shkruajnë mediet në Holandë.

Rashica që nga Kosova e Vushtrrisë kaloi te Vitesse në Holandë, ka shfaqur performanca të mira që në edicionin e parë, duke shënuar tetë gola në 31 ndeshje.