David Luiz merr kartonin më të shpejtë në historinë e Champions-it

178

Gjyqtarit serb Milorad Mazic iu kanë dashur vetëm 12 sekonda lojë për ta futur dorën në xhep dhe për ta ndëshkuar mbrojtësin e Paris SG, David Luizin. Pas një ndërhyrje në sulmuesin argjentinas Kun Aguero, mbrojtësi brazilian u ndëshkua menjëherë me karton, me ç’rast do të mungojë në duelin kthyes në Etihad Stadium, transmeton Gazeta Sheshi.

Kështu Luiz thyen rekordin dhe bëhet si ndëshkuesi më i shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Parisi dhe Manchester City mbyllën duelin e parë 2-2, ndërkohë gjithçka mbetet e hapur për duelin kthyes në Etihad Stadium, që zhvillohet pas një jave.

/Gazeta Sheshi/