Dautaj: “Titullin ose Kupën e sjellim në Gjilan”

477

Gjilani ka qenë njëra ndër skuadrat më të përforcuara në afatin kalimtar të janarit, derisa në radhët e veta ka sjelle lojtarë shumë cilësorë. Njëri nga ta padyshim që është mesfushori Qëndrim Dautaj, i ka lënë prapa lëndimin për të ofruar një performancë të shkëlqyer në Merdarë, në duelin e javës së shkuar ndaj Llapit, në të cilën kuq e bardhët barazuan (1-1).

Pavarësisht pikëve të lënë në foto finish, Dautaj është i bindur se kjo lojë e bukur e skuadrës së tij do mundësojë që të sjellë njërin nga titujt në qytetin e Gjilanit.

“Ekipin tonë e dallon puna profesionale e shtabit teknik, serioziteti i kryesisë dhe fondi i mirë i lojtarëve, prej te cileve shumica kemi luajtur në disa ekipe së bashku”.

“Njëri nga trofetë, ose Kupa ose titulli do të vijnë në Gjilan”, tha Qëndrim Dautaj për njërën nga mediat e shtypura në vend.

Gjilani këtë fundjavë përballet me Besën e Pejës në shtëpi, derisa për objektiv të vetëm e ka fitoren, garancia më e mirë që mund të afrojë drejt titullit skuadrën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli.