Data e rikthimit nga lëndimi, Ronaldo alarmon tifozët e Realit

187
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk do të paraqitet në ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Sevillës më 9 gusht.

Sport shkruan që Ronaldo ka deklaruar se data e rikthimit të tij në stërvitje me “Los Blancos” do të jetë 10 gushti.

Gjithnjë sipas kësaj gazete, tre herë lojtari më i mirë në botë do ta humbë edhe fillimin e sezonit në La Liga.

Cristiano u lëndua në finale të “Euro 2016” ndaj Francës, duke mos arritur që ta vazhdojë ndeshjen.