Dardana – Arbëria, pamje e jashtëzakonshme nga tribunat (FOTO)

Kamenica vazhdon të jetë ’kryeqendra’ e Ligës së Dytë të futbollit kosovar. Më së miri e dëshmon sot dueli ndërmjet Dardanës dhe Arbërisë, i vlefshëm për pozitën e dytë në Grupin B.

Pas një ndeshje tejet interesante, vendasit triumfuan 3:1 me golat e Egzon Huruglicës.

Ndërkohë, shije edhe më të mirë këtij derbi i dha shikueshmëria e jashtëzakonshme e Dardanës. Edhe në këtë duel tribuna kryesore e stadiumit ishte e stërmbushur me tifozë, shkruan Gazetasheshi.com.

”UltrasDardanët” gjatë gjithë takimit ishin të zëshëm në përkrahje të skuadrës së tyre që i gëzoi me fitore.