Dante: Kemi vetëm 2% gjasa ndaj Realit

74

Dante Bofim, qendërmbrojtësi i skuadrës gjermane Wolfsburg, beson realisht se skuadra e tij ndodhet në një hall të madh para sfidës ndaj Real Madrid-it, në fazën e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ne nuk kemi shumë eksperiencë në Ligën e Kampionëve dhe më së paku në çerekfinalen e saj, me disa futbollistë që luajnë për herë të parë në këtë kompeticion. Dhe për këtë shkak Real Madrid është super favorit përballë nesh. Kemi vetëm 2% gjasa ta eleminojmë Realin”, u shpreh Dante.

Mbrojtësi brazilian ka theksuar edhe një detaj interesante nga dhomat e zhveshjes, duke thënë se trajneri i tij ende nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë në sfidën përballë Real Madrid-it.

/Gazeta Sheshi/