Dante: Guardiola nuk është njeri

212

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich, Dante, ka thënë se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është menaxher shumë i mirë, por njeri jo.

Dante ka luajtur nën urdhrat e Guardiolas te Bayern Munich.

“Ai nuk flet me lojtarin. Si lojtar ti nuk e di se në çfarë pozite je”.

“Është një trajner që në taktikat e tij është në nivel botëror, por në nivel njerëzor nuk është i mirë”.

“Ky është Guardiola në këtë rast”, ka thënë Dante.

Mbrojtësi ka kaluar në Nice të Francës.