Dallku thotë se Munishi po i mungon Superligës, gjithashtu tregon se Ballkani ka një obligim

976

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi e ka fituar derbin e kësaj jave duke e mposhtur Ballkanin minimalisht 1-0. Kures,  në ndeshjen tjetër kampionia ne fuqi, Drita, e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultatin 3-1.

Fitoren e sotme të Llapit ndaj Ballkanit e ka komentuar trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, i cili tha se Ismet Munishi po i mungon Superligës.

“Ismet Munishi po i mungon Superligës, normalisht, por është e pafalshme për Ballkanin të mos reagonte sot ndaj Llapit”, ka thënë Dallku në “ATV”.

“Diçka s’po ecë mirë për brenda. Sa ishte Ismeti, skuadra bënte presion”, tregoi ai.

“Shpresoj se Ballkani do t’i rikthehet rezultateve, pasi e ka obligim ta bëjë një gjë të tillë”, shtoi Armend Dallku.

Kujtojmë që ditën e nesërme (e hënë) zhvillohet edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, Drenica e pret Gjilanin dhe Arbëria ballafaqohet me Feronikelin.

/Gazeta Sheshi/