Dallku: Nuk dua t’i shoh kundërshtarët, dua t’i shoh vetëm ndeshjet tona

Armend Dallku - kryetrajner i FC Prishtinës

Kryetrajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, ka mbetur i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në fitoren prej 3-1 ndaj Feronikelit, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku i kryeqytetasve ka theksuar se në këtë ndeshje kishin mundësi të shumta për të realizuar, por gabimet mbesin për t’i rikuperuar për ndeshjet e radhës.

“Këtu alternativa e vetme ishte fitorja, jam i kënaqur me reagimin e futbollistëve të mi pas barazimit të rezultatit. Kishim mundësi të shënojmë edhe gola të tjerë, por neve tashmë na mbetet të rikuperohemi dhe të shohim përpara”, deklaroi fillimisht Dallku për “Super Sport Kosova”.

Armend Dallku – Kryetrajner i FC Prishtinës (Pamje: Super Sport Kosova)

“Nuk dua t’i shoh kundërshtarët, dua t’i shoh vetëm ndeshjet tona, dhe Prishtina duhet t’i bëjë hyzmetin çdo takimi”, përfundoi Dallku.

Në kuadër të xhiros së 28-të, ekipi i Prishtinës luan sërish në shtëpi ndaj Drenicës.

/Gazeta Sheshi/