Dallku: Maksimalisht të motivuar të kalojmë tutje

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parakualifikues të Ligës së Evropës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, shkruan GazetaSheshi.

Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka deklaruar se do të ndeshen me kundërshtarin më koficientin më të lartë të mundshëm, mirëpo sipas teknikut të ‘bardhekaltërve’ kjo nuk i frikëson aspak.

“Kundërshtari me koeficientin më të lartë prej kundërshtarëve të mundshëm. Mirëpo kjo neve nuk na frikëson aspak, megjithatë shpresonim të luanim në shtëpi. Por, ky është fati ynë që për të treten herë radhazi të udhëtojmë në të njëjtin vend. As që diskutohet se udhëtojmë maksimalisht të motivuar për të kaluar tutje. Sa i përket njohurive për kundërshtarin e kemi të vështirë të dimë saktësisht se me çfarë lojtarë apo përbërje disponojnë, sepse nga fillimi i pandemisë futbolli atje është ndal dhe është kohë e gjatë që nuk kanë luajtur. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale të gjejmë edhe informacionet e nevojshme për këtë rival të radhës”, ka thënë kryetrajneri, Armend Dallku për faqen zyrtare të Prishtinës.

Dallku me parë si lojtar është paraqitur në tetë ndeshjet evropiane. Është golashënuesi më i mirë i skuadrës në Evropë me tre gola të shënuar, që të gjitha nga penalltitë dhe që të gjitha kundër skuadrave nga Gjibraltari.

Lincoln Red Imps – Prishtina, ky takim do të zhvillohet me 20 gusht.

/GazetaSheshi/