Dallku: Llapit nuk i kemi frikë pasi ne jemi Prishtina!

Mbrojtësi me përvojë të madhe i Prishtinës, Armend Dallku është rrëfyer për Korneri.net, para sfidës së nesërme që skuadra e tij e zhvillon në kuadër të rrethit të katërt të Kupës, ndaj rivalit lokal Kosova e Prishitnës, shkruan Korneri.net.

Ish reprezentuesi i Shqipërisë, pohoi se skuadra e tij ka përgatitur mirë ndeshjen dhe beson që “Bardhekaltërit”, do ti bëjnë detyrat të kalojnë tutje në “Digitalb Kupë”.
Tutje vushtrriasi foli për fillimin e stinorit pranverorë dhe ndeshjen e vështirë që Prishtina e
zhvillon në javën e parë të këtij stinori ndaj liderit FC Llapit, për të cilin pohoi se nuk i’a kanë frikën pasi Prishtina është Prishtinë.

“Pas Kupës, menjëherë kemi ndeshjen me Llapin, nuk kemi frike pasi jemi Prishtina, jemi
kompletuar si ekip dhe tashmë kemi ndeshje të mjaftueshme në fazën përgatitore në Turqi dhe jemi te gatshëm për fazën e dytë të Kampionatit. Mnedoj që ndeshja me Llapin nuk është vendimtare është ndeshje e rradhës që kemi detyrë ta kalojmë me sukses dhe të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje deri në fund të kampionatit që në fund të jemi aty ku është synimi ynë shpallja kampion”, përfundoi Dallku.