Javën e kaluar, sportisti nga Gjilani, Flamur Grabovci, ishte sulmuar në vendin e tij të punës nga tre persona të cilët ai kishte thënë se i njeh shumë mirë.
Në pamjet e siguruara shihet teksa njëri e sulmon sportistin Grabovci.
Pastaj dy persona tjerë vrapojnë për t’i ndihmuar shokut të tyre por që njëri e pëson keq.
Grabovci me 22 shkurt përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kishte njoftuar për sulmin që tre persona ia kanë bërë në vendin e punës.
Ai kishte theksuar se që nuk pajtohet assesi me faktin se si sulmohet një sportist në vendin e punës.
Vlen të potencohet se Grabovci është Kampion i Kosovës në peshën +80 kilogram dhe gjithashtu në të kaluarën ka korrur sukses edhe në Zvicër në Swiss Class.