Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Marok edhe në Kosovë, mësoni çmimet

189

Kanë dalë në shitje biletat edhe në Kosovë të ndeshjes së futbollit Shqipëri – Marok që do të mbahet më 31 gusht në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”.

Kompania AS Events është e vetmja kompani në Kosovë e licencuar për shitjen e biletave. Gjithashtu në Kosovë mund të blihen edhe biletat për ndeshjen Shqipëri – Maqedoni, ndeshje kjo e cila do të mbahet me 5 shtator në stadiumin e Shkodrës.

Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Marok janë nga 3.70 euro (500 lekë) deri në 66.10 euro (9000 lekë).

Në zonat C2, C3, E2, E3, E4 çmimi për biletë është 3.70 euro ose 500 lekë. Në zonat E1, E5, C1, C5 bileta kushton 5.10 euro apo 700 lekë shqiptare, ndërsa 11 euro (1500 lekët) është bileta në zonat D1, D4 derisa në zonat D2, D3 bileta kushton 14.70 euro ose 2000 lekë.

Në perëndim në zonën A ose B bileta kushton 29.40 euro ose 4.000 leke kurse në zonën VIP, 66.10 euro apo 9000 lekë shqiptare.

Adhuruesit e futbollit biletat mund t’i blejnë në kompaninë AS Events zyrat e së cilës janë në “Rrustem Statovci” nr 24. (te parku i qytetit) apo mund të lajmërohen në numrin e telefonit 044949-959.

as