Mirlind Daku ka vazhduar me formë të lartë, duke ia siguruar një fitore të madhe Ballkanit. Ballkani të dielën në kuadër të xhiros së 20-të e mposhti Feronikelin në Suharekë. Daku shënoi me goditje me kokë në minutën e 82-të, pasi krosimit të Ermal Krasniqit, shkruan Gazetasheshi.com.
Me këtë fitore Ballkani del në vend të parë në Superligë me 44 pikë, sa i ka edhe Drita në vend të dytë.
Protagonisti i kësaj ndeshje theksoi se është tejet i kënaqur me fitoren e realizuar dhe jep një koment epik.
“Së pari jam i kënaqur për ekipin, pastaj edhe për vetën time normalisht. Nuk e nisëm mirë pranverën, por më pas u rikthyem edhe përse unë nuk luajta në ndeshjen e kaluar. E rëndësishme është fitorja për momentin. Golat? Unë paguhem për këtë punë, të shënoj dh t’i vendos këto ndeshje”, deklaroi Daku për “Art Sport”.
Daku deri më tani i ka shënuar 22 gola.
/Gazeta Sheshi/