Daku bën ‘heroin’ te Ballkani përballë Feronikelit, Llapi i’a vazhdon krizën Gjilanit

1269

Mirlind Daku ka vazhduar me formë të lartë, duke ia siguruar një fitore të madhe Ballkanit. Ballkani të dielën në kuadër të xhiros së 20-të e mposhti Feronikelin në Suharekë. Daku shënoi me goditje me kokë në minutën e 82-të, pasi krosimit të Ermal Krasniqit, shkruan Gazetasheshi.com.

Me këtë fitore Ballkani del në vend të parë në Superligë me 44 pikë, sa i ka edhe Drita në vend të dytë. Feronikeli është i gjashti me 24 pikë.

Daku deri më tani i ka shënuar 22 gola.

Llapi në ndeshjen tjetër ka mposhtur Gjilanin për ta larguar edhe më shumë skuadrën e Bylbyl Sokolit nga gara për pozitat e para në tabelë. Ndeshja e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, e luajtur të dielën në Podujevë, përfundoi 3:1 në të mirë të llapjanëve.

Llapi tani është i shtati me 23 pikë, kurse Gjilani i ka 30 pikë në vendin e katërt. 14 pikë më shumë i ka Drita që kryeson.

Gazeta “Sheshi” ju sjell në mënyrë kronologjike dy takimet:

Llapi – Gjilani 3-1

– Mbyllet ndeshja!

90+3’ Besar Musolli (Gjil) ndëshkonet me karton të verdhverdhë!

90+’1 GOL! Kushtrim Shabani (Llap) lanson një projektil nga distanca dhe realizon super gol për 3-1.

+4 minuta shtesë!

90′ Darko Nikaç (Gjil) asiston për Fiton Hajdarin, i cili nuk arrinë të godasë drejt portës.

88’ Zëvendësim te Llapi: Alban Ramadani inkuadrohet në vend të Edon Sadriut.

86’ Franc Vliu (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

85′ Edon Sadriu (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

85′ Muhamed Useini (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

84′ Arbnor Ramadani (Llap) provon goditjen e tij nga largësia, por topi shkon pranë portës.

82’ Fiton Hajdari (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!82’ Fiton Hajdari (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

78′ Sunaj Keçi, ndihmës trajner i KF Llapit ndëshkohet me karton të verdhë!

77′ Fiton Hajdari (Gjil) gjuan mbi portë nga afërsia.

74′ Zëvendësim te Llapi: Ahmet Haliti dhe Muhamet Hyseni inkuadrohen në vend të Mentor Zhdrellës dhe Sava Gardasevic.

64′ Zëvendësim te Gjilani: Qëndrim Dautaj dhe Fiton Hajdari inkuadrohen në vend të Ardit Hilës dhe Shend Kelmendit.

62′ Zëvendësim te Llapi: Kastriot Selmani inkuadrohet në vend të Valmir Veliut.

59′ Ardit Peposhi (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

58′ Zëvendësim te Gjilani: Darko Nikaç inkuadrohet në vend të Arbër Çyrbës.

55′ Sava Gardasevic (Llap) gjuan jashtë portës pas asistimit të Arbnor Ramadanit.

52′ GOL! Gerhard Progni (Gjil) realizon super gol nga ndërprerja duke ngushtuar epërsinë në 2-1.

50′ Elvis Prençi (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

47′ GOL! Mentor Zhdrella (Llap) gjuan nga distanca dhe me mjeshtëri realizon për 2-0.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

42′ Edon Sadriu (Llap) gjuan nga distanca, por topi shkon pranë portës.

34′ Muhamed Useini (Gjil) gjuan pranë portës pas harkimit të Tomislav Sorsës.

32′ Valmir Veliu (Llap) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Ena Koliçi, i cili pret dy goditjet radhazi të sulmuesit llapjan.

30′ Ardit Hila (Gjil) gjuan nga largësia, por sërish topi mbi portë.

22′ Mentor Zhdrella (Llap) gjuan bukur brenda zonës, por topi godet traversën.

17′ Engjëll Hoti (Llap) gjuan nga distanca, por topi shkon jashtë portës.

08′ Ardit Hila (Gjil) gjuan nga distanca, por topi shkon mbi portë.

03′ GOL! Elvis Prençi (Llap) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për 1-0.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Prençi, Shabani, Emini, Peposhi, Hoti, Ramadani, Zhdrella, Sadriu, Veliu, Gardasevic. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjilani: Koliçi, Kastrati, Fustar, Sorsa, Veliu, Hila, Useini, Musolli, Kelmendi, Qyrbja, Progni. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Gjyqtarë: Alban Shala, Bujar Selimaj, Granit Hyseni, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

Ballkani – Feronikeli 1-0

– Mbyllet ndeshja!

90+4′ Mevlan Zeka (Ball) shpërdoron një rast 100% për shënim!

90+4′ Arbër Shala (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

90+3′ Arbër Potoku (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

+5 minuta shtesë!

88′ Zëvendësime te Ballkani: Arbër Shala dhe Ramiz Bytyqi inkuadrohen në vend të Blendi Baftiut dhe Nazmi Gripshit.

86′ Zëvendësim te Feronikeli: Simon Loshi inkuadrohet në vend të Besmir Bojkut.

82′ GOL! Mirlind Daku (Ball) realizon me kokë pas harkimit të Ermal Krasniqit, 1-0.

78’ Mirlind Daku (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

75’ Bajram Jashanica (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

71’ Adem Maliqi (Fer) e dërgon topin drejt rrjetës, por anulohet për shkak të pozitës jashtë loje!

68’ Nazmi Gripshi (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

67’ Zëvendësim te Ballkani: Mevlan Zeka inkuadrohet në vend të Arbër Hoxhës.

65’ Edvin Kuç (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

62′ Nazmi Gripshi (Ball) gjuan nga ndërprerja, por pret Ilir Avdyli.

59’ Mendurim Hoti (Fer) shpërdoron një rast të pastër shënimi, por gjuan fare pranë portës.

47’ Ermal Krasniqi (Ball) gjuan nga distanca, por shtylla i mohon golin.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Ballkani: Ermal Krasniqi inkuadrohet në vend të Visar Berishës.

– Mbyllet pjesa e parë!

+3 minuta shtesë!

35′ Zëvendësim te Feronikeli: Marko Milickovic inkuadrohet në vend të Yll Hoxhës.

25′ Nazmi Gripshi (Ball) gjuan nga ndërprerja, por topi shkon pranë portës.

17′ Zëvendësim te Feronikeli: Besmir Bojku inkuadrohet në vend të Damir Kojasevic.

16′ Astrit Thaqi (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

14′ Visar Berisha (Ball) gjuan nga largësia, por topi shkon pranë portës.

04′ Nazmi Gripshi (Ball) gjuan me kokë jashtë portës pas harkimit të Arbër Potokut.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Berisha, Potoku, Kuç, Baftiu, Gripshi, Hoxha, Daku. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Feronikeli: Avdyli, Hoxha, Thaqi, Mala, Princ, Pllana, Dabiqaj, Kojasevic, Carioca, Hoti, Maliqi. Kryetrajner: Klodian Duro

Gjyqtarë: Gramos Shala, Fatlum Berisha, Fatlum Jashari, Genc Nuza

Stadiumi i qytetit – Suharekë

/Gazeta Sheshi/