Dajaku zbulon arsyen pse vendosi t’i rikthehet Drenicës

163

Mesfushori kosovar Taulant Dajaku, dje ka vendosur që zyrtarisht të jetë pjesë e skuadrës së Drenicës për edicionin e ri të garave. Ani pse interesim për shërbimet e tij kishte nga shumë skuadra, Dajaku vendosi që përsëri të rikthehet në skuadrën kuqezi.

Ai, tregon arsyen e vetëm që bëri atë të bindet që t’i bashkohet ekipit të Drenicës.

“Të jem i sinqertë jam këtu komplet për shkak të presionit nga publiku që të rikthehem në Skenderaj. Këtë lloj presioni që ndjeja unë dhe familja ime për rikthimin tim e shihja si një respekt që kanë publiku i Drenicës karshi meje. Andaj, kjo më ka bërë që të vendosi të rikthehem, ani pse përhirë të vërtetës unë kisha dhe një kontratë të lënë pezull me një ekip tjetër.

Në këtë kuptim lirisht mund të them se jam këtu ekskluzivisht dhe vetëm për shkak të tifozëve “Shqiponjave të Zeza”. Tifozët e vërtetë janë pjesa më e rëndësishme dhe më e mirë e kësaj skuadre qe tashmë ka kaq traditë në Superligën e Kosovës . Me këtë rast shfrytëzoj mundësinë time që t’i ftoj që të jenë sa më të organizuar së bashku me ne lojtarët dhe te jemi të fokusuar që nga ndeshja në ndeshje të marrim rezultate pozitive .

Kësisoj, do të kemi një kampionat të suksesshëm . Sukseset do t’i arrijmë bashkë. Klubi i përket pasionit të tifozëve tanë, ata janë pjesa më e ndritshme e kësaj skuadre”, ka thënë Dajaku,për Teleskopi.net.

Dajaku, edicionin që lamë pas barti fanellën e skuadrës së Prishtinës