Dajaku me dedikim të veçantë për golin

457

Drenica pësoi në fundjavë nga Feronikeli 2:1. Golin e vetëm për ekipin e trajnerit Afrim Jashari e realizoi mesfushori, Taulant Dajaku.

Mirëpo, mënyra sesi festoi Dajaku ishte interesante. Ish-futbollisti i Prishtinës pasi shënoi gol formoi shkronjën “V” me gishtrinjtë e tij.

Ndërkohë, Gazeta Sheshi merr vesh se goli i Dajakut ishte i dedikuar për njërin nga tifozët e flaktë të “Shqiponjave të Zeza” i njohur si Valoni i Shqiponjave. Prandaj, shkronja “V” është pikërisht inicialja e parë e emrit të këtij tifozi.