Dajaku: Duke kopjuar Munishin po dukeni si kopje kineze

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë një vendim bukur të rëndë ndaj trajnerit të skuadrës lidere të Superligës Ballkani, Ismet Munishit duke e dënuar me plot 4 ndeshje pa të drejtë të udhëheqë skuadrën pas përjashtimit me karton të kuq në sfidën ndaj Dritës për Kupën e Kosovës.

Ky vendim i Disiplinorit është dukur shumë i padrejtë për futbollistin me përvojë, Taulant Dajaku, i cili ka thënë se duke u munduar që ta kopjojnë Munishin po dalin si kopje qesharake kineze.

“E dënojnë Ismet Munishin 4 ndeshje të mos jetë në banke thu ka dhunu ndokë në fushë, a ai i prodhon 50% te lajmeve që në një formë i rrisin vlerën superliges qoftë për karizmën që ka (mos e kopjoni se dilni qesharak si kopje kineze) por edhe për suksesin që bën me një ekip simpatike …

E dukshme që ka nevojë për një ristrukturim të këtyre komisioneve që duken si parti inatqoresh !!!

mos bëni panik, nuk jam duke mbledh nënshkrime”, ka shkruar Taulant Dajaku.

Image result for dajaku ismet munishi