“Daily Mail”: Shqipërisë i duhet fat për të kaluar grupin

“Daily Mail” bën një analizë të të gjitha grupeve të Euro 2016. Ish mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Martin Keoën parashikon ecurinë e skuadrave, por ndalet gjatë edhe te filozofia e trajnerëve dhe liderët e 24 skuadrave pjesëmarrëse. Në grupin A, pasi cilëson favorite Francën dhe Zvicrën, Keoën ndalet te ecuria e trajnerit Gianni De Biasi. “Në vitin e 5 të aventurës së tij te Shqipëria trajneri i Shqipërisë është nderuar me titullin Nder i Kombit pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Euro 2016.

Në vitin 2006 ai ka arritur të ngjisë Torinon në Serie A, por u largua nga skuadra vetëm tre ditë përpara debutimin sezonal në sezonin 2006-2007”, shkruan “Daily Mail”.  Por sa largë parashikohet të shkojë Shqipëria në këtë kompeticion? Keoën thekson se kuqezinjve u duhet shumë fat për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër edhe pse vitin e shkuar ata e kanë mundur Francën 1-0. Ylli i skuadrës konsiderohet kapiteni Lorik Cana, i cili u bë lojtari i parë shqiptar që luajti në Premier League pasi gjatë sezonit 2009-2010 mbajti të veshur fanellën e Sunderland. Është Ergys Kaçe talkenti që sipas tabloidit britanik, duhet mbajtur nën vëzhgim.