Daçiq falënderon studentët për fushatën “No Kosovo in UNESCO”

85

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka takuar përfaqësuesit e organizatave të studentëve të universiteteve të Beogradit dhe Prishtinës, të cilët vitin e kaluar lansuan një fushatë me sloganin “No Kosovo in UNESCO” (Jo Kosova në UNESCO), per te kundershtuar përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Sipas mediave serbe, Daçiq ka falënderuar studentët për kontributin e tyre në fitoren e Serbisë në UNESCO, ka njoftuar ministria e jashtme serbe, transmeton KosovaPress.

Kosova është djep i Serbisë, kanë konstatuar Daçiq dhe studentët, duke gjetur pajtim mbi atë se atyre që kanë trajtuar monumentet në mënyrë të gabuar nuk mund t’ju besohet përkujdesja e tyre.

Ministri i Jashtëm serb tha se ai do të vizitojë monumentet kulturore serbe në Kosovë gjatë muajit të ardhshëm dhe do ta pranojë ftesën për diskutim në Kosovë rreth iniciativave të ndryshme që Kosova të bëhet anëatare e UNESCO-s dhe organizatave të tjera.