Curri: Ndeshjet ndaj ’89-shit gjithmonë të vështira, fituam falë karakterit dhe vendosshmërisë

174

Prishtina e fiton edhe ndeshjen e katërt në stinorin pranveror, derisa triumfon ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë me rezultat 2-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndihmës trajneri i kësaj skuadre, Debatik Curri, pas ndeshjes u shpreh i lumtur për fitoren e realizuar në një terren të vështirë siç është ai në “Riza Lushta”.

“jemi përgatitur maksimalisht për të marrë maksimumin e pikëve nga kjo përballje, e cila ishte e vështirë, sikurse të gjithë takimet tjera ndaj Trepçës ’89. Vërehet një lodhje te futbollistët për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve, por duhet të vazhdojmë të përgatitemi për ndeshjet e radhës”, deklaroi Curri.

Me trepikëshin e arritur, Prishtina e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani ngjitet në vendin e dytë me 44 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shiko edhe renditjen tabelare:

May be an image of text that says 'TEAM 1. FC Ballkani MP 2. G PTS Prishtina 21 3. 48:26 45 Drita 22 37:14 44 Gjilani 21 5. 32:17 44 Trepca 89 21 6. 21:21 31 Arberia 22 7. 24:31 28 Feronikeli 21 8. 21:25 25 KF Llapi 21 9. 24:21 24 Drenica 21 10. 24:26 23 FC Besa 21 15:29 23 21 13:49 7'
Në xhiron e radhës skuadra e Prishtinës përballet me Llapin në shtëpi.

/Gazeta Sheshi/