Çudi shqiptare / Kombëtarja pa hotel, kalon natën në Bushat

170

Kombëtarja shqiptare e futbollit, pas vendimit të marrë nga delegati i ndeshjes për ndërprerjen e takimit ndaj Maqedonisë, ka shkuar menjëherë në restorantin e stadiumit “Loro Boriçi”, për të konsumuar një darkë të shpejtë.

CrnjrziWYAA1SCj

Po ndërsa homologët e tyre maqedonas janë kthyer qetësisht në hotelin e tyre në qytetin e Shkodrës, futbollistë e kombëtares shqiptare janë detyruar që të udhëtojnë me autobus drejt Shëngjinit ku do të kalojën natën.

Arsye për këtë situatë të krijuar është se FSHF nuk kishte rezervuar hotel në Shkodër për natën e të hënës dhe dhomat që kishin pasur futbollistët, ishin rezervuar nga njerëz të tjerë.

1_1444490868-8162167

Fillimisht u mendua që skuadra do të shkonte në Shëngjin, për të kaluar atje natën, por më pas, “SuperSport” raportoi se stafi i FSHF-së kishte arritur të siguronte një hotel më të afërt me Shkodrën, në Bushat.