Cuculi gjithnjë e më larg Kosovës, imazhet e fundit tregojnë gjithçka!

Fillimisht ishte Prishtina e më pas në garë hyri edhe Drita. Por, duket se asnjëra nga këto dy klube nuk kanë arritur të bindin mbrojtësin 32 vjeçar nga Kërçova për një aventurë të re në kampionatin e Kosovës, raporton Gazetasheshi.com.

Futbollisti është parë së fundmi nën shoqërinë Nderim Nexhpit, drejtor sportiv te FK Kukësi, ekip i cili e vizitoi ekipin e fëmijërisë së Cuculit, Vëllazërinë e Kërçovës në një ndeshje kontrollouese në Maqedoninë Veriore.

Ende mbetet e paqartë e ardhmja e ish-mbrojtësit të Shkëndisë, por tashmë me FK Kukësin që është në avantazh për nga klubet e tjera për ti ri-fituar shërbimet e kërçovarit, pasi që kontrata aktuale ka skaduar që pas ndeshjeve të Evropës.

Teksa Cuculi dhe Nexhpi po poznin për “Instastory” ekipi i Shpëtim Duros triumfoi me rezultat bindës 4-1 përballë Vëllazërisë së Kërçovës, në ndeshjen ku realizoi edhe sulmuesi gjilanas Mirlind Daku.

Fotografia e Info Sport
/Gazeta Sheshi/