Cuculi flet për ndeshjen Prishtina – Drita: Do e tregojmë forcën e kampiones, ringritja do bëhet ndaj ekipit më të fortë

271

Të mërkurën na pret një ndeshje mjaftë e zjarrtë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina e cila është në formë të mrekullueshme do e pres kampionen në fuqi, Dritën, shkruan Gazetasheshi.com

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe qendërmbrojtësi i Drites, Ardian Cuculi, i cili tha se ringritja e Dritës do të bëhet ndaj ekipit më të fortë.

“Brenda një periudhe kohe shumë të shkurtë kemi luajtur kundër Prishtinës dy ndeshje dhe tashmë ndeshje e tretë në mesjavë. Gjithsesi, kjo përballje do të jetë e ndryshme nga ndeshjet tjera sepse është në kampionat do të duhet që pas një dështimi të vogel në shtëpi të tregojmë forcën tonë të kampionit në ndeshjen me Prishtinën. Do të duhet të ringritemi dha ringritja do të bëhet ndaj ekipit më të fortë”, tha Cuculi në emisionin ‘Kampionët’.

Prishtina – Drita zhvillohet ditën e mërkure në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 13:00.

/Gazeta Sheshi/