Crvena Zvezda në Qipro pritet me parulla raciste, “Kosova është Serbi”

Crvena Zvezda është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL-it me mesazhe kundër Kosovës.

Crvena Zvezda është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL Nicosia me thirrjet: “Kosova është Serbi”.

Zvezda sonte zhvillon ndeshjen me Omonia Nicosia në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, por pritje u kanë organizuar tifozët e klubit tjetër nga Qipro.

Ekipi serb është pritur me fishekzjarrë dhe këngë por nuk ka munguar edhe një mesazh: Kosova është Serbi.

Tifozët e APOEL-it kanë raporte të mira me ata të Crvena Zvezdës andaj pritja e bërë u përshkrua si “madhështore” nga mediat serbe.

Kujtojmë që APOEL-i në ndeshjen e fundit ka triumfuar ndaj Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Evropa Ligës.