Cruyff do të nderohet në El Clasico

90

Johan Cruyff do të pranojë lamtumirën e fundit nga tifozët blaugrana në Camp Nou, gjatë duelit të 2 prillit në duelin e El Clasico-s ndaj Real Madrid-it. Tashmë drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë vënë kontaktet e para me familjen e holandezit, për ti dhënë nderimet e meritura ata para fillimit të ndeshjes, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjithashtu klubi azulgrana është duke bërë negociata me familjen e tij për ti dhënë emrin Johan Cruyff një pjesës së stadiumit. Gjithsesi, skuadra e Barcelonës do mbajë të informuar shikuesit dhe ndjekësit e klubit lidhur me procedurat që do të bëhen në nderimin e ish-futbollistit dhe trajnerit të blaugranasve më datën 2 prill.

/Gazeta Sheshi/