Cristiano Ronaldo përfundon në krahët e kësaj bukuroshe (FOTO)

237

Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, vazhdon pushimet e tij verore. Portugezi, që ka njoftuar tashmë se nuk do të kthehet në stërvitje me “Los Blancos” deri më 10 gusht, i ka shtrirë pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

88164-54E5RZBunC

Në mënyrë të veçantë, Cristiano Ronaldo është këto ditë në Las Vegas. Në të vërtetë, një nga gjërat e para që bëri CR7 në këtë vend, ku mbërriti nga ishulli i Madeiras, ku hapi hotelin me emrin e tij, ndoqi një koncert të këngëtares dhe aktores Jennifer Lopez.

Cristiano Ronaldo jo vetëm e ka shijuar koncertin, por ka pasur mundësi të ndajë një moment me këngëtaren, e cila sapo kishte festuar përvjetorin e saj. Një ditëlindje, të cilën Cristiano Ronaldo jo vetëm e ka bërë publike në faqet e tij zyrtare në rrjetet soaciale, por edhe e ka uruar e përgëzuar Jennifer Lopez së këndejmi. Një urim, të cilin aktorja dhe këngëtarja bukuroshe latine e ka vlerësuar shumë.