Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje shtëpinë, gati larimi nga Reali

135

Gazeta spanjolle, “Diario” shkruan se Cristiano Ronaldo ka vënë në shitje shtëpinë e tij. Ylli portugez e bleu atë në vitin 2010 për 4.9 milionë euro, ndërsa tashmë synon ta shesë për 5 milionë euro.

Shtëpia ka 8600 metra katrorë, ka shtatë dhoma gjumi, nëntë banjo, tetë tualete, një ashensor, pishina të brendshme dhe të jashtme, kinema, palestër dhe një fushë futbolli.

Shtëpia është pronë e përbashkët mes Ronaldos dhe nënës së tij, Maria Dolores Avario.

“Dario” raporton se Ronaldo ka vendosur largimin nga Reali në fund të sezonit ndaj dhe nuk do të jetoj më në këtë vend.