Cristiano Ronaldo, një tjetër sezon me më tepër se 40 gola

386

Lidhja e Cristiano Ronaldos me Ligën e Kampionëve akoma është shumë e fortë. Pikërisht në momentin kur gjërat filluan të dukeshin pak më të komplikuara në ndeshjen ndaj Romës, aty u shfaq ylli Portugez për të zgjidhur gjithçka, me një gol tipik të ‘shtëpisë së bardhë’, ku sulmuesi përfundoi një aksion duke shfrytëzuar një asistim perfekt nga Lucas Vazquez përpara se Szczesny mund të reagonte.

Portugezi ka menaxhuar të shënoje 10 apo më tepër gola në Champions League në 5 sezonet e fundit. Edicioni i tij më i mirë është padyshim 2013/14, ku ai shënoi plot 17 gola. Këtë sezon, ai veçse numëron 13 gola në emrin e tij, 6 më tepër se Lewandowski, që mbanë vendin e dytë.

Nëse këto 13 gola i shtojmë me golat e La Ligas, ai ka një total prej 40 golash këtë sezon. Portugezi është thjesht një makineri e pandalshme dhe tashmë ka arritur të shënoje më tepër se 40 gola në 6 sezonet e tij të fundit me Real Madridin.