Cristiano Ronaldo: “Më sillni cilën do skuadër”

90

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk ka preferenca për ndonjë kundërshtar me të cilën do të kenë mundësi të ballafaqohen mbretërit në fazën e çerekfinales, njofton Gazeta Sheshi.

“Nuk na bëhet vonë. E dijmë që nga kjo fazë gjërat fillojnë të bëhen më të vështira, por ne jemi të gatshëm për cilin do skuadër”, theksoi në zonën Mix pas përfundimit të ndeshjes ndaj Romës, të martën mbrëma.

Cristiano Ronaldo gjithashtu shfrytëzoi mikrofonat e mediumeve të ndryshme për të lavdëruar punën e futbollistëve të rinj si Lucas Vasquez apo edhe Jese Rodriguez, të cilët i kishte kritikuar javë më parë, për mentalitetin e tyre jo fitues.

/Gazeta Sheshi/