Cristiano Ronaldo ka një lajm të madh për tifozët e Realit (FOTO)

152

Cristiano Ronaldo synon të rikthehet nga lëndimi për Superkupën e Evropës kundër Sevillas, më 9 gusht.

Ylli i Real Madridit është i lënduar në gju pas ndërhyrjes së pakujdesshme nga mesfushori i Francës, Dimitri Payet në finalen e “Euro 2016”.

Por, edhe përkundër problemit, ai është duke u stërvitur në mundësitë e tij që të rikuperohet sa më parë për fillimin e sezonit të ri, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Stafi mjekësor ka këshilluar Ronaldon dhe Real Madridin se atij i nevojiten rreth gjashtë javë pushim për t’u rikuperuar nga lëndimi i pësuar më 10 korrik.

Mirëpo, Ronaldo nuk dorëzohet dhe synon që ta jap maksimumin në përpjekje për të qenë në dispozicion për trofeun e parë të sezonit të ri në Superkupën e Evropës. Rikthimi i Ronaldos do të ishte një mbështetje e madhe për “Los Blancos”.

Image