Cristiano Ronaldo i bën suprizën e pabesueshme djaloshit 10 vjeçarë, i cili vuan nga tumori

Joseph nga Bristol u diagnostikua me sëmundjen e  tumorit në kokë, kur ai ishte vetëm katër vjeç dhe i është dashur t’i nënshtrohet seancave të rregullta rehabilituese që nga ajo kohë e deri më tani, shkruan Gazetasheshi.com.

Djaloshi 10 vjeçarë është një fans i madh i yllit portugez Cristiano Ronaldo, i cili është përkujdesur për ti bërë udhëtimin e jetës, atij dhe familjes së tij në Torino.

Ai u prit nga vetë Ronaldo, i cili e mori atë në qendrën stërvitore të Juventusit.

Ylli portugez nuk hezitoi të bënte foto me të dhe motrën e tij të vogël.

Mamaja e Joseph Kelly ishte e gëzuar për udhëtimin fantastik në Torino dhe falenderoi të gjithë ata persona që janë përkujdesur për ti dhuruar djalit të saj këtë surprizë fantastike.

Ajo për mediumin britanik “Mirror”, deklaroi “Wow, wow wow! Nuk mund të ju falënderoj mjaftueshëm për të gjitha që ju keni bërë për të bërë për këtë suprizë”.

“Gjithë përvoja ishte e pabesueshme dhe Joseph ishte i zhytur plotësisht në gëzim”.

“Ai nuk e dinte se po takonte Cristiano-n deri në momentin kur ai u shfaq dhe reagimi i tij i thotë të gjitha”.

Image: PA
Ylli portugez është i njohur për veprat e tij bamirëse, derisa ka ndihmuar shumë fëmijë të prekur nga kanceri dhe tumori.

Në fundin e vitit të kaluar ai së bashku me bashkëshorten e tij Georgina Rodriguez vizituan spitalin Regina Margherita në Torino për ti parë nga afër pacientët e hospitalizuar.