Cristiano Ronaldo ëndërron të shënojë një gol si në Sony Playstation

103

Ylli portugez i Real Madrid-it ka realizuar deri më tani shumë gola të bukur. Me të djathtën, me të majtën, me kokë dhe me gjoks, janë vetëm disa nga gjymtyrët me të cilat ka realizuar Ronaldo, mirëpo atij i mbetet merak për një gol sikurse në video-lojëra.

“Kam bërë gjëra shumë të mira. Kam realizuar shumë gola të bukur, mirëpo më mbetet të realizoj një gol sikurse në Sony Playstation, duke i dribluar 11 futbollistë dhe në fund duke realizuar”, ka theksuar Ronaldo.

Sulmuesi portugez ka realizuar 35 gola këtë edicion, gjatë 34 paraqitjeve të tij, mirëpo forma e tij megjithatë lë shumë për të dëshiruar.