Cristiano Ronaldo drejt Hollywood-it

81
Ylli portugez është i njohur për markat e tij të njohura në marketing, derisa së fundmni gjatë një interviste ka pranuar se një ditë mund të bëhet edhe aktor i Hollywood-it.

“Përse jo. Nuk është objektiv i imi për momentin, megjithëse kisha oferta të shumta. Agjenta ime është shumë e ngarkuar për momentin, mirëpo nuk e përjashtoj mundësinë që një ditë të luaj në ndonjë film të Hollywood-it”, theksoi Ronaldo.

Anëtari i Real Madrid-it, foli gjithashtu edhe për karrieren e tij profesionale duke theksuar:

“Objektivi im është ta bëjë të përjetshëm emrin e Cristiano Ronaldo-s dhe pastaj atë ta trashëgojnë fëmijët e mi”.