Cristiano dëshiron që djali i tij të bëhet si babai

128

Cristiano Ronaldo është shfaqur në programin Luyin Jichengzhe, në stacionin televiziv kinez Zhejiang Satellite TV.

Në këtë emision ylli portugez foli rreth djalit të tij Cristiano Jr dhe të ardhmes se tij:

“Unë dua që djali im të jetë një futbollist. Unë jam një futbollist dhe dua që edhe ai të jetë poashtu. Mendoj se ai ka atë që duhet në menyrë të jetë një atlet, ai i ka të gjitha karakteristikat e një atleti. Natyrisht ai është shumë i ri, është vetëm pesë vjeç, por ai e do futbollin, kështu që kjo është tashmë një avantazh. Nuk do ta detyrojë atë në menyrë që të bëhet një futbollist është diçka që duhet të vijë natyrshëm. Por sigurisht që unë dua që Cristiano të jetë një lojtar. një top-lojtar, si babai i tij”, përfundoi ai.