COVID-19 “pushton” skuadrën evropiane, presidenti dhe 16 persona infektohen me koronavirus

31

Skuadra e njohur portugeze, Benfica, është duke u përballur me raste të shumta të infeksionit me koronavirus.

Pas testimeve të kryera gjatë fundjavës, kanë rezultuar pozitivë 17 persona brenda klubit.

Në mesin e personave të infektuar me COVID-19 është edhe presidenti i klubit, Luis Filipe Vieira, i cili është asimptomatik dhe i vetizoluar.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi luzitan ku i kërkon Autoriteteve Shëndetësore të vendosin nëse skuadra do të vijojë e qetë kalendarin e ndeshjeve apo të zhvillojnë ndeshjet e tyre pas 14 ditësh.