Coutinho – Barcelona, ky është lajmi i fundit nga Liverpooli

Philippe Coutinho është emri më i përfolur në mediet sportive gjatë javës së fundit.

Asi brazilian është tunduar nga një ofertë e Barcelonës, për të zëvendësuar bashkëvendësin e tij, Neymar, që për 222 milionë euro kaloi te PSG në Francë.

Edhe pse dëshira e Coutinhos është transferimi në Barcelonë, në Liverpool po punohet shumë që ai të bindet për të qëndruar, shkruan ‘Goal.com’.

Dy ditë më parë Liverpooli bëri edhe një reagim zyrtar, duke thënë se për Coutinhon nuk do të pranohet asnjë ofertë, pavarësisht të hollave.